7/06/2009

INFORMACION NË LIDHJE ME KONKURSET E PRANIMIT NE DEGËT QË OFRON UAT


Të dashur maturantë dhe të gjithë Ju që jeni të interesuar për të vazhduar studimet universitare pranë UNIVERSITETIT AMERIKAN TE TIRANES.

Ju njoftojmë se tashmë kanë filluar testimet e vlerësimit për t’u pranuar në fakultetin dhe degën që ju dëshironi. Ju kujtojmë se UAT pranon një numër të caktuar maturantësh për çdo degë. Ndaj nxitoni të merrni pjes!

Testimet zhvillohen çdo javë, ditën e Hënë dhe të Premte, ora 11:00, pranë mjediseve të kampusit universitar, në adresën:
Autostrada Tiranë – Durrës, Km.1

Si rregull, konkurimet quhen të mbyllura në momentin që plotësohet numri i fituesve sipas degës përkatëse.

Ju duhet të paraqiteni personalisht për t’ju nënshtruar testimit. Gjithashtu, ju mund të organizoheni në grupe nga qyteti apo rrethi juaj dhe në këto raste transporti është i garantuar nga UAT.

Ne tregohemi fleksibël ndaj kërkesave tuaja për t’ju dhënë rastin të gjithë të interesuarve të përfitojnë nga mundësitë e panumërta të studimeve që ofron UAT. Për këtë arsye, në rast se e keni të pamundur për t’u paraqitur në testim gjatë ditëve të përcaktuara, mund të bëni kërkesë për një orar dhe ditë tjetër të javës.. Të dashur maturantë dhe të gjithë. Ju që jeni të interesuar për të vazhduar studimet universitare pranë UNIVERSITETI AMERIKAN I TIRANES.


Për më tepër informacion, mos hezitoni të na kontaktoni!

Numra kontakti:


069 40 84 244
069 40 84 245
069 40 84 238
069 40 84 258

Jeni të mirëpritur!

UNIVERSITETI AMERIKAN I TIRANES

Zgjidh të nesërmen sot ..